Çfarë e frenon integrimin në BE?/ Lubonja zbulon bisedën me ambasadorin gjerman për çështjen “Balluku”: Test për Shqipërinë!
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe arsyet që mund të qëndrojnë pas mosmiratimit të raportit të IBAR në procesin e integrimit.
Sipas Lubonjës, procesi i anëtarësimit në Bashkimi Evropian nuk varet vetëm nga përmbushja e standardeve, por edhe nga faktorë të fortë gjeostrategjikë.
Ai kujtoi se disa vite më parë, para shpërthimit të Lufta në Ukrainë, vende si Gjermania, Holanda dhe Greqia ishin ndër më kritikët ndaj Shqipërisë, duke kërkuar përmbushjen e standardeve që vendi nuk i kishte arritur plotësisht.
“Me luftën në Ukrainë, Gjermania dhe Holanda ndryshuan qëndrim dhe u bënë më mbështetëse të integrimit. Mendoj se kjo lidhet më shumë me arsye gjeostrategjike sesa me përmbushjen reale të standardeve,” u shpreh ai.
Lubonja përmendi edhe teoritë që qarkullojnë mbi integrimin e Shqipërisë, duke theksuar dy qasje kryesore: njëra që sugjeron se vendi mund të futet në BE për t’u kontrolluar më mirë nga brenda, dhe tjetra që paralajmëron se pas anëtarësimit kontrolli bëhet më i vështirë.
“Sipas meje, gjermanët janë më afër teorisë së dytë, për shkak të shqetësimeve që lidhen me kriminalitetin dhe problemet e drejtësisë në Shqipëri,” tha analisti.
Ai u ndal edhe te çështja e ish-zëvendëskryeministres së akuzuar nga SPAK, Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si një test, sipas një bisede me ambasadorin gjerman.
“Ambasadori gjerman më ka thënë se rasti Balluku është një test. Por unë besoj se ky test shoqërohet edhe me informacione të tjera që ata kanë. Mund të ketë shërbyer si prova e fundit,” deklaroi Lubonja.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128