Ermir Gjinishi: Trump flet për fitore absolute, por i fali Iranit një kartë të artë, Ngushticën e Hormuzit!

10 Prill 2026, 00:01 / BOTA ALFA PRESS

Ermir Gjinishi: Trump flet për fitore absolute, por i fali Iranit një

Analisti Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për armëpushimin e arritur mes SHBA dhe Iranit, të cilin e ka cilësuar "të brishtë". 

Gjinishi tha se pavarësisht se presidenti Trump flet për fitore absolute të SHBA-ve, ai i ka falur Iranit "një kartë të artë" dhe kjo është Ngushtica e Hormuzit, e cila para luftës ishte e hapur falas për të gjithë anijet, por tashmë Irani kërkon pagesë për çdo kalim. 

"Në fakt, Shtëpia e Bardhë, Presidenti Trump flasin për fitore absolute, lutje të Iranit për të pushuar luftën, ndërkohë të rejat e fundit vetë brenda Iranit, edhe pse janë futur në negociata, mediat e gadishullit, po diuskutojnë për një pjesë të Gardës Republikane që po refuzon dhe po bën presion për ti vijuar negociatat. Situata e paqartë. Kemi armëpushim të brishtë, të prishur që ditën e parë. Izraeli bëri sulm të menjëhershëm me 55 avionë. Është cilësuar si sulmi më i ashpër.

Të dyja palët kanë këmbyer pikat e propozimit, që do të çojnë ndoshta në marrëveshje paqeje, por ka patur kontradiktë lidhur me çështjen e Libanit. Negociatori pakistanez ka thënë se Libani ka qenë i përfshirë në negociata, por Trump thotë jo. SHBA dhe Izrael duan të lnëë nje xhep të hapur të krizës.

Problemi i dytë Hormuzi. Irani ka propozuar tarifë 2 mln euro dhe ta menaxhojë vetë. Dështimi i Trump është pikërisht ky, ishte korridor i lirë para luftës, tani ia ka falur Iranit. Kjo e 2 mln euro, kush do të marrë përsipër dëmshpërblimin. Po gjejnë termin e duhur për të kompensuar Iranin. Ajo që dihet, është që Irani nuk do të lëshojë pe te dëmshpërblimi pasi është dëm i madh. 

Izraeli cënoi armëpushimin, Irani u kundërpërgjigj dhe ka goditur katër shtete.

Ajo që është më e çuditshme, është një rafineri që u godit në Iran, nuk e ka marrë përgjegjësinë Amerika dhe Izraeli. Bëhet debat i madh, pasi mund të jenë Emiratet e Bashkuara. Pra edhe ata janë bashkuar frontit provokativ të situatës.

Izraeli dhe Netanyahu kanë deklaruar se nuk jemi konsultuar për armëpushimin, por Rutte deklaroi se as NATO nuk është konsultuar.

Irani ka kërcënuar,, nëse vijon sulmi ndaj Libanit, do të mbyllim Hormuzin. Aktualisht është 90% i mbyllur. Anijet që nuk janë përfshirë në konflikt janë lejuar të kalojnë.

Me pak fjalë, karta e artë që i fali Trump Iranit, është Hormuzi dhe Irani po di ta shfrytëzojë fort. Ka edhe një arritje, JD Vance është kreu i delegacionit amerikan, atë që ka kërkuar Iran", deklaroi Gjinishi. 

Po ndodh...

ide