“Drejtësia do ndryshojë rregullat”, Alibeaj zbërthen prapaskenat: Duan t’i vënë lakun SPAK-ut

Politikani Enkelejd Alibeaj, i ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, deklaroi se ndryshimi i rregullave për masat e arrestit me burg për të paraburgosurit është një përpjekje e pushtetit për t’i kufizuar hapësirat SPAK-ut dhe sistemit në drejtësi në tërësi. Sipas Alibeajt ka një konflikt real të politikës me drejtësisë, ku qëllimi është që SPAK-u të mos vendosë "arreste me burg" për politikanët e dyshuar për vepra penale.
"Ka një konflikt real mes politikës dhe drejtësisë. Ajo që po ndodh është e thjeshtë, ka një iniciativë të Gjykatës së Lartë që me një vendim unifikues të ripërcaktojë rregullat se kur, ku, si dhe pse duhet vendosur masa e arrestit me burg ndaj të pandehurve. Ka që nga 95’ që këto rregulla janë të shkruara në gur. Qytetarët e zakonshëm s’janë në paraburgim, të dyshuarit si fajtor janë në paraburgim, dhe këtu ka edhe politikanë. Kjo është një tentativë jo e izoluar, ka zbritur edhe në rrafshin juridik, për të ngushtuar aftësinë e SPAK-ut që mos vendosë masa arrest me burg ndaj politikanëve të dyshuar si kriminelë. Si kurrë më pare shumë figura të larta janë në procedim, dhe për shumë prej tyre janë marrë masa. Është një atmosferë konfliktuale mes politikës dhe drejtësisë. Duket që është një tentativë e rafinuar e pushtetit për të ngushtuar hapësirat e sistemit të drejtësisë për të goditur personazhet politike të nivelit të lartë. Targeti është për emra si Veliaj, Beqaj", tha Alibeaj.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128