Padia e Veliajt ndaj prokurorit Dado, ish-prokurori: Një betejë me mullinjtë e erës!

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, padinë e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në Gjykatën Administrative ndaj prokurorit Ols Dado u shpreh se kjo strategji mbrojtjeje nuk e çon askund të pandehurin.
“Çdo i pandehur në Republikën e Shqipërisë duhet të kuptojë se përballë ka prokurorinë dhe Kushtetutën dhe çdo person që përfaqëson prokurorinë, përfaqëson akuzën.
Prokurori kur hyn në sallën e gjyqit nuk përfaqëson inatin e babait, por akuzën e shtetit.
Të nxisësh të pandehurit të shohin që prokurori në detyrë është emëruar sipas ligjit apo jo është komplet akspekt personal dhe nuk të çon askund në strategji mbrojtjeje.
Fakti tjetër është që dekreti i presidentit të Republikës ka kaluar në disa filtra kushtetues si KLP, KPA dhe KPK që e fillojnë verifikimin që nga emërimi.
Pavlershmëritë kanë afate të caktuara kohore kur mund të ngrihen. Parashkruhet vrasja jo më një emërim në detyrë.
Fakti që t’i mund të krijosh një proces dhe të thuash që kam krijuar pavlefshmërinë absolute nuk do të thotë që mund t’i bëjnë nul veprimet e tij. E rëndësishme është që sipas ligjit, prokurori të jetë i emëruar në ligj, sipas ligjit. Ai ka qenë prokuror kur ka bërë veprimet dhe më duket një betejë me mullinjtë e erës.”- tha ish-prokurori Beçi.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



