GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten

20 Nëntor 2025, 23:46 / POLITIKË ALFA PRESS

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar

Pas vendimit të GJKKO-së që pezulloi nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku, nga Kryeministria u njoftua një mbledhje Qeverie të premten në ora 09:00.

Të mërkurën nuk u zhvillua mbledhja e përjavshme për shkak të punimeve të Kuvendit, ku u diskutua projektbuxheti i vitit të ardhshëm.

Kjo mbledhje, të premten, e konsideruar urgjente vinte një ditë pas masave të GJKKO për Ballukun dhe vartësit e saj, Gentjan Gjyli e Erald Elezi. Për dy të fundit Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ndërsa Balluku pezullohet nga detyra si dhe i ndalohet dalja jashtë vendit. Mbi ta rëndon akuza e shkeljes së barazisë në tendera.

Qëllimi i kësaj mbledhje nuk u bë i ditur.

Por më pas, Kryeministria njoftoi se mbledhja e kabinetit qeveritar nuk do të zhvillohet.

Në orën 9:30 zhvillon punimet te Pallati i Brigadave Samiti Growth Plan “Our pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt tregut të Bashkimit Europian.

 

Po ndodh...