Gazment Bardhi pas protestës shpërndan çertifikata opozitarizmi: Kolegët që nuk erdhën nuk janë opozitarë!

Pas përfundimit të protestës së opozitës, Gazment Bardhi nga selia blu dha një mesazh për kolegët e tij demokratë që nuk ishin në protestë. Ndjej keqardhje tha Bardhi për ata që kanë hequr dorë nga të bërit opozitë, duke marrë përsipër kështu që të shpërndajë certifikata opozitarizmi.
Bardhi garantoi se aksioni dhe reagimi qytetar do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Po ashtu kryetari i grupit parlamentar të demokratëve kishte një apel për Gjykatën e Lartë dhe atë të Apelit për të mos mbajtur më zvarrë cështjen e vulës së PD.
“Edhe unë dua ti shpreh mirënjohjen maksimale qytetarëve për këtë pjesëmarrje masive. Është kënaqësi të jesh krah demokratëve dhe opozitarëve.
Ndjej keqardhje për këdo që ka hequr dorë nga të qenit në opozitë. Do të shikoni që reagimi do vijojë në ditët në vijim, por paralelisht do të vazhdojë edhe forcimi i PD
Në parlament është një aksion i nisur nga deputetët. Vullneti ynë ka qenë për të pasur një parlament institucional. Të drejtat kushtetuese që na kanë dhënë qytetarëve nuk jam japim Edi Ramës.
Gjej rastin ti bëj thirrje Gjykatës së Lartë të zbardhë vendimin dhe gjykatës së apelit të japë një vendim për të mos marrë zvarrë PD”, tha Bardhi.
-
Asgjë e re nga “fronti anti SPAK”
20 Shkurt, 20:20 -
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


