Aksident në Fier/ Përplasen dy automjete, një prej tyre përfundon në kanal

22 Dhjetor 2025, 16:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Fier/ Përplasen dy automjete, një prej tyre

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa e Vajkanit” në Fier.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka mbetur e plagosur pasagjerja e njërës prej makinave, e cila është transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip Benz dhe një Fiat Panda.

Nga përplasja, automjeti tip Benz ka përfunduar në kanal, ndërsa mjeti tjetër ka pësuar dëmtime materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Po ndodh...

ide