Zbardhet dëshmia e Gerond Meçes: Më thanë do bashkëpunosh ose ke plumbin në kokë

22 Dhjetor 2025, 17:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbardhet dëshmia e Gerond Meçes: Më thanë do

Është zbardhur dëshmia e Gerond Meçes, biznesmenit që u rrëmbye dhe u kërcënua për t’u tërhequr nga ankimimet për disa tendera shtetërorë, pjesë e dosjes së AKSHI.

Sipas dëshmisë së publikuar nga mediat Meçe rrëfen se persona të armatosur, të prezantuar si punonjës të Byroja Kombëtare e Hetimit, e ndaluan pranë banesës, i vunë prangat dhe e futën me forcë në një automjet. Gjatë rrugës, pasi i vendosën kapuç në kokë, ai kuptoi se nuk kishte të bënte me autoritete policore.

Sipas dëshmisë, makina lëvizi në disa akse të Tiranës dhe më pas drejt zonës së Elbasanit, ku në një vend të izoluar pranë fshatit Gracen, rrëmbyesit i kërkuan fjalëkalimin e telefonit dhe e kërcënuan me armë zjarri. Ata i paraqitën një listë në format Excel me tenderat që kompania e tij kishte ankimuar në Komisioni i Prokurimit Publik, duke i kërkuar të tërhiqej nga të gjitha procedurat, përfshirë edhe çështje në Gjykatën Administrative.

Meçe u mbajt për disa orë nën presion dhe kërcënime, me synim që ai të tërhiqej nga ankesat e paraqitura lidhur me procedurat e tenderëve të AKSHI-t. Vetëm pasi biznesmeni pranoi të heqë dorë nga këto ankimime, rrëmbyesit e lanë të lirë, duke e braktisur në një zonë rurale të qarkut të Elbasanit.

Hetimet kanë zbuluar se urdhri për këtë ngjarje dyshohet se ka ardhur nga një grup kriminal i drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Aktualisht, të dy janë shpallur në kërkim nga autoritetet.

Ka hapur nga distanca bagazhin e makinës, ka vendosur çantën e shpinës dhe çantën e dorës dhe ne atë moment është afruar një automjet fuoristrade Range Defender, ngjyre e zeze, me fenelina policie, me targa shqiptare, te cilat ne ato momente nuk i ka fiksuar por me vone ka pare qe targat e atij automjeti janë AC121JJ.

Nderkohe qe makina ka lëvizur  drejt tij, ai fiksuar një person jashtë makinës i cili e ka thirrur ne emer Geront Mece. Ky person kishte këto karakteristika: i gjatë rreth 1.75 cm, me trup mesatar, me flokë të zeza e të drejta të shtrira poshtë, pa mjekër, i veshur me uniformë ngjyrë blu me krah të gjatë, si dhe jelek ngjyrë e verdhë me mbishkrim BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit). Nuk ka dalluar shenja të veçanta në pamjen vizuale të tij. Ky person i thotë:

“Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne, hyr në makinë”. Në atë moment ka besuar që është SPAK dhe është bindur pa shfaqur pakënaqësi apo rezistencë për shkak se ishte në oborrin e pallatit të tij. Në këtë moment nga dera mbrapa ka dalë një person i dytë i cili i ka hapur vendin për t’u futur brenda, nuk ka qenë as ky i maskuar në fytyrë por ishte pak si i shëndoshë, veshur me bluzë si ato të policisë, sipas perceptimit të deklaruesit. Më pas ka parë brenda në makinë që ky person ka pasur të veshura xhinse të zeza. Në momentin kur e ka thirrur në emër personi i parë, deklaruesi ka shtypur butonin e bagazhit të makinës i cili automatikisht ka filluar të mbyllet. Në këtë kohë kur po mbyllej bagazhi, është futur te sedilja mbrapa në mes e automjetit Defender.

Në atë moment ka hyrë edhe personi i tretë në makinë nga krahu i majtë i tij, i cili kishte veshje të ngjashme me personin e dytë, me xhinse të zeza dhe me bluzë si ato të policisë, i shëndoshë por pa maskë, fytyrë e rrumbullakët, të cilin është në gjendje ta identifikojë lehtësisht. Dy personat që kanë qenë mbrapa me Gerondin (personi dy dhe personi tre) kanë qenë me tatuazhe, personi i dytë ka pasur tatuazh në pjesën e jashtme të dorës së djathtë, midis gishtit të madh dhe gishtit tregues, tatuazh me formë si ajo e germës “b” në krahun e kundërt, e pambyllur plotësisht dhe diku nga mesi kishte një pikë. Personi i tretë, në parakrahun e dorës së majtë ka komplet parakrahun tatuazh bardh e zi.

Ka dëgjuar që shoferi, i cili ishte me maskë, i flet personit të parë duke i kërkuar që të merrte dy çantat e Gerondit nga bagazhi i makinës. Ky merr çantat e i fut në makinë. Pasi futen brenda, deklaruesi i ka pyetur: “Keni ndonjë letër, ju lutem ma jepni?” Personi i parë që ishte në vendin e pasagjerit para, i thotë “je arrestuar” dhe i thotë personit të dytë (në të djathtën e Gerondit) t’i vërë prangat. Deklaruesi kërkon përsëri t’i japin letrat, dhe se duhet të telefonojë në familje. Personi i parë i thotë që letrat do ia japin në komisariat, ndërkohë që makina lëviz për të dalë nga oborri i pallatit. Personat mbrapa tentuan t’i vënë prangat, por fakti që personi i dytë nuk dinte t’i vinte prangat dhe ka ndërhyrë personi i tretë, ka bërë që deklaruesi të dyshojë që këta nuk ishin punonjës siç u prezantuan.

Në momentin që po vinin prangat deklaruesi u thotë “o çuna unë nuk jam kriminel”. Personi i dytë thotë “Ça the ti, ça the, kush është kriminel?!”, ndërkohë që shoferi u thotë vërini kapuçin. Kur po dilnin nga parkimi i oborrit ka parë babain e tij dhe në atë moment i kanë vënë kapuçin e zi në kokë. Ka kuptuar që personat nuk janë nga SPAK-u. Makina për punë sekondash ndalon në semafor, deklaruesi mendon që do ecë drejt, ndërkohë që makina devijon majtas i pyet se në cilin komisariat do më çonin. Personi i parë i thotë “në komisariatin më të afërt”. Personat para kishin komunikime me zë të ulët mes tyre.

Po ndodh...

ide