“Visi ka ruajtur sms e Ballukut, Balluku ka ruajtur sms e “palloshit”, Gysi i ka filmuar të gjithë”, Këlliçi: Mekanizmi përbindshëm ka rënë

22 Dhjetor 2025, 18:52 / POLITIKË ALFA PRESS

“Visi ka ruajtur sms e Ballukut, Balluku ka ruajtur sms e

Protesta e opozitës në sheshin para kryeministrisë, ka nisur me fjalimin e deputetit të PD-së, Belind Këlliçi i cili tha se protesta e sotme nuk është një ritual politik por si misionarë dhe për të thënë të vërtetën.

Ai tha se mbledhja e demokratëve në protestë, është përgjigja ndaj këtij regjimi.

“Këtu pas shpinës time, hyjnë e dalin nga kjo godinë për të zhdukur provat. Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut, Balluku ka ruajtur mesazhet e palloshit kurse Gysi i ka filmuar të gjithë”, tha Këlliçi.

Belind Këlliçi: Ndizni dritat e telefonave ta shohin ku është populli opozitar, ku është PD. Ne sot nuk jemi mbledhur për një ritual politik por si misionarë dhe për të thënë të vërtetën. Ky pushtet ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani, jo kur të dojë ai.

Këtu pas shpinës time, hyjnë e dalin nga kjo godinë për të zhdukur provat. Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut, Balluku ka ruajtur mesazhet e palloshit kurse Gysi i ka filmuar të gjithë.

Edi Rama nuk di më kë të mbrojë e kë të lëshojë.

Mekanizmi përbindshëm ka rënë. Makineria e tyre u mbajt gjallë mbi frikën.

Miliarda euro të zhdukura nga xhepat tanë. Kjo bandë detyroi të ikin 1.1 mln shqiptarë.

Po ndodh...

ide