“Rama është në rrethim!”- Berisha: Do i shkojmë në Surrel! Shtëpia e tij është një skenë krimi!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur pas përfundimit të protestës së opozitës, duke paralajmëruar përshkallëzim të aksioneve dhe protesta të tjera të fuqishme në ditët në vijim.
Në një prononcim për mediat para Kuvendit, Berisha u shpreh se kryeministria, Parlamenti dhe Surreli, janë qendrat e krimit, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama nuk ka më shpëtim.
“Do të jetë kryeministria, Parlamenti, Surreli, këto janë qendrat e krimit… Këto tre qendra do të jetë në fokusin e popullit protestues. Shpëtim nuk ka Edi Rama është në rrethim, nuk ka shpëtim. Nuk jep dorëheqje ai, do e heqim ne”, tha Berisha.
I pyetur se çfarë mesazhi kishte për Ramën, Berisha u përgjigj: “Mesazhi i vetëm është ky, nga sot për shqiptarët dhe botën nuk te njeh më kush për kryeministër, por për kapobandë.”
Në lidhje me mundësinë e protestave pranë banesës së kryeministrit, Berisha konfirmoi se Surreli do të jetë një nga objektivat.
“Unë thash në Surrel, aty rreth, absolutisht po. E pat ju, ku shkuan ato 4 milionë shishe nga viti 1920, ato shkuan në Surrel, në shtëpi apo në tunele, se di. Po në Surrel do shkojmë ne. Ne nuk shkojmë pa u thirrur ju, do u ftojmë patjetër”, tha Berisha.
Berisha: Jam më të gjithë bashkë luftëtarët e mi, qe duhet të dinë të gjitha drejtimet si do të jetën fushat e demonstratave dhe protestave të fuqishme të ardhshme. Do të jetë kryeministria, Parlamenti, Surreli, këto janë qendrat e krimit. Ky Parlament është i ndërtuar mbi një farsë elektorale, kryeministria është sot ndërtesë krimi të shëmtuar, të gjithanshëm dhe Surreli, siç e pat ju, del në aferat më të paimagjinueshme me pengmarrës dhe gjera të tilla. Këto tre qendra do të jetë në fokusin e popullit protestues. Shpëtim nuk ka Edi Rama është në rrethim, nuk ka shpëtim. Nuk jep dorëheqje ai, do e heqim ne…
Pyetje: Nëse Rama u sheh tani, ç’mesazh keni për të?
Berisha: Mesazhi i vetëm është ky, nga sot për shqiptarët dhe botën nuk te njeh më kush për kryeministër, por për kapobandë.
Pyetje: Do i shkoni më të vërtetë në shtëpi?
Berisha: Unë thash në Surrel, aty rreth, absolutisht po. E pat ju, ku shkuan ato 4 milionë shishe nga viti 1920, ato shkuan në Surrel, në shtëpi apo në tunele, se di. Po në Surrel do shkojmë ne. Ne nuk shkojmë pa u thirrur ju, do u ftojmë patjetër. Ka gjëra që ata nuk i pranojnë. Rama nuk i heq imunitetin Bellukut, se duhet të dorëzoj imunitetin e tij dhe ky është kushti, 10-fishi i Lubisë ne vjedhje. Do ja heqim ne.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
