Arjan Curri zbulon pse Lapaj, Qori dhe Shehaj nuk bashkohen me PD-në!

Analisti Arjan Curri duke komentuar protestën e fundit të opozitës dhe qëndrimin e partive të reja ndaj thirrjeve të kreut të Partisë Demokratike, tha se Lapaj, Qorri dhe Shehaj nuk i bashkohen Berishës pasi duan të ‘shijojnë’ pushtetin.
Ai u shpreh se liderët e partive të reja besojnë se iu ka ardhur radha për të marrë poste drejtuese, qoftë si kryeministër apo ministra në një qeveri teknike, duke llogaritur edhe një mbështetje të mundshme nga ndërkombëtarët për këtë skenar.
Curri theksoi më tej se një ndryshim i plotë i qeverisë mund të tentohet vetëm përmes protestave të dhunshme dhe të zgjatura në kohë, pas muajit janar.
Në këtë skenar, sipas analistit, kryeministri aktual mund të largojë figura të akuzuara për korrupsion, duke u paraqitur si reformator, por duke mbetur vetë në krye të pushtetit.
“Fakti që partitë e tjera të Lapajt, Qorrit e Shehajt, nuk i bashkohen Berishës edhe pse ai i fton. Ata mendojnë se sot iu erdhi radha të bëhen kryeministra ose ministra në një qeveri teknike. Pra u erdhi dita. Ndërkombëtarët nëse mbështesin një qeveri teknike…
Vetëm me protesta të dhunshme në rrugë që zgjasin në kohë, pas janarit ai i fut një ndryshim qeverie fund e krye e thotë i hoqëm të korruptuarit, e vetë qëndron në krye. Kushtetuesja nuk është gënjeshtër. Ai është argument kyç. Kushtetuesja do ta shohim pas 21 janarit nëse është e SHBA apo jo.
Për mendimin tim, SPAK i ngarkuar emocionalisht që kërkoi arrestin sepse nuk e shkarkoi dot”, tha Arjan Curri për ‘Top Story’.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
