“U rrëmbye në sy të babait”, gazetari zbulon detaje: Ja pse nuk bëri kallëzim familja e Gerond Meçes

Detaje të reja janë publikuar nga dosja e AKSHI në SPAK, ku janë zbuluar një pjesë e përgjimeve që përmban kjo çështje.
Veç të tjerash, nga hetimi ka dalë në pah se Ergys Agasi kishte instaluar pajisje për regjistrim në zyrën e tij.
Gjithashtu, nga publikimi i pjesëve të dosjeve është dhe rasti i marrjes peng të biznesmenit, Gerond Meçe. Dëshmia e tij është përfshirë në hetimet e SPAK për disa tendera shtetërore. Biznesmeni u mor peng derisa pranoi të tërhiqej nga ankimimet që kishte bërë për disa tendera.
Gazetari Elton Qyno, i ftuar në ‘Top Story’, ka zbuluar detajet nga dosja, ku ka treguar edhe momentin e rrëmbimit të biznesmenit në sy të babait.
“Rasti që po flasim është rasti kur janë proceduar vetëm 8 persona. Sot kemi një institucion që nuk ka një kok që ta drejtojë. Nëse do të vazhdojë të drejtohet shteti me video-call dhe Whatsapp le të vazhdojnë. Ai ka qenë në oborrin e pallatit, kanë shkuar 4 veta me makinë, dhe janë prezantuar si punonjës të BKH. Kushdo që mund të ishte do ti bindeshin.
Ata nuk kanë paraqitur dokumente zyrtarë por vetëm jelek. Kur ka hipur në makinë njëri është përpjekur ti vëri pranga por s’ja vuri dot. Kur janë mbyllur dyert, pash babain në hyrje ta pallatit por pastaj më vunë kapuç në kokë. Familja e tij nuk ka bërë kallëzim. Kallëzimi është bërë një muaj me vonesë, sepse ai është traumatizuar, ka analizuar situatën më një mikeshën e tij që ka lidhje me ambasadën amerikane. Nga data 12 gusht 2025, 8 ditë më pas është rrëmbyer një tjetër zyrtar i AKSH-it, Daniel Shima. Personi i parë është larguar për çështje sigurie”, tha Qyno.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
