"Apple" gjobitet 100 milionë euro për abuzim me pozicionin dominues

22 Dhjetor 2025, 15:54 / BOTA ALFA PRESS

"Apple" gjobitet 100 milionë euro për abuzim me pozicionin

Autoriteti Italian i Konkurrencës (AGCM) njoftoi sot se ka gjobitur kompaninë ”Apple” me më shumë se 98,6 milionë euro për “abuzim me pozicionin dominues”.

Sipas autoritetit italian, ”Apple” shkel ligjin e konkurrencës në tregun e zhvilluesve të aplikacioneve, thuhet në një deklaratë.

Në këtë treg, ‘Apple’ mban një pozicion absolut dominues përmes App Store-it të saj”, deklaroi AGCM.

Autoriteti italian shtoi më tej se ”Apple” vendosi kushte tepër kufizuese në lidhje me privatësinë e përdoruesit në aspektin e konkurrencës së aplikacioneve.

Këto kushte të vendosura nga ‘Apple’ janë të njëanshme, shkelin interesat e partnerëve të biznesit të ‘Apple’ dhe janë joproporcionale me objektivin e mbrojtjes së privatësisë”, deklaroi autoriteti italian i konkurrencës.

”Apple”, nga ana e saj, tregoi në një njoftim për shtyp se “nuk pajtohet fuqimisht me vendimin e autoritetit italian të konkurrencës” dhe njoftoi se do ta apelojë vendimin.

Kompania pohon se rregullat e saj të mbrojtjes së privatësisë “zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë zhvilluesit, përfshirë ‘Apple’, dhe janë miratuar nga klientët dhe autoritetet e mbrojtjes së të dhënave në të gjithë botën”.

 

Po ndodh...

ide