Samir Mane mbetet në listën e Forbes, pasuria rritet me 100 mln dollarë!

22 Dhjetor 2025, 14:46 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS
Samir Mane mbetet në listën e Forbes, pasuria rritet me 100 mln

Për herë të parë, në revistën Forbes, Samir Mane u shfaq vitin e kaluar si miliarderi i parë shqiptar dhe ndër më të pasurit në botë. Revista Forbes shkroi se Samir Mane, kishte një pasuri të vlerësuar prej 1.4 miliardë dollarësh nga investimet e tij në qendrat tregtare, dyqanet elektronike dhe pasuritë e paluajtshme luksoze në Ballkan.

Edhe këtë vit, Samir Mane është sërish në listën e miliarderëve të Forbes dhe media raporton se ai ka shtuar pasurinë e tij me rreth 100 milionë dollarë, duke e çuar vlerën totale të pasurisë së tij në rreth 1.5 miliardë dollarë sipas renditjes së fundit për vitin 2025.

Lista e këtij viti përbëhet nga 3,028 miliarderë, me një pasuri totale prej 16.1 trilionë dollarësh, rritje prej 247 individësh krahasuar me vitin e kaluar.

Samir Mane është themeluesi dhe presidenti i BALFIN Group, një nga grupet më të mëdha të investimeve në rajon, me aktivitete në qendra tregtare, zinxhire dyqanesh dhe pasuri të paluajtshme në Shqipëri, Ballkan, Evropë dhe SHBA.

Po ndodh...

ide