Alfapress.al publikon dosjen “AKSHI-Agasi-Beqiri-Karçanaj”/ Miliona euro me tendera, krim, pengmarrje dhe cenim i Sigurisë Kombëtare!

22 Dhjetor 2025, 14:02 / DRAFT ALFA PRESS

Alfapress.al publikon dosjen “AKSHI-Agasi-Beqiri-Karçanaj”/

Meqenëse në telefonat e gazetarëve dhe në medie të ndryshme po publikohen copëza të selektuara nga ekstrakti i hetimit të AKSHI, redaksia e Alfapress.al, ka vendosur që ta publikoj të plotë këtë pjesë të dosjes e cila është përdorur nga SPAK në Gjykatën e Posaçme për masat ndaj grupit të strukturuar kriminal që ishte ngritur në këtë institucion të rëndësishëm të shtetit.

Fashikujt nga Dosja, plot 123 faqe, hedhin dritë mbi një skemë kriminale të strukturuar, të ndërtuar mbi dhunë, rrëmbim dhe miliona euro që dyshohet se kanë qarkulluar jashtë çdo kontrolli ligjor, duke tronditur themelet e sigurisë dhe besimit publik.

Theksojmë se ky material është në dorë edhe të avokatëve të 8 të të akuzuarve për këtë organizatë korruptivo-politikë.

Kujtojmë se ka qenë një hetim i nisur prej vitesh në Prokurorinë e Posaçme, ka shërbyer si pikënisje për zbulimin e kësaj skeme të gjerë kriminale dhe abuzimesh me tendera publikë, e cila duket se ka mbërritur deri në zyrën dhe “kopshtin” e kryeministrit Edi Rama.

Tashmë Gjykata e Posaçme ka firmosur gjithsej 8 masa sigurie të kërkuara nga SPAK për llogari të një hetimi gati njëvjeçar lidhur me abuzive tenderuese në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit:

8 masat e firmosura nga GJKKO:
Arrest në burg: Ergys Agasi
Arrest në burg: Ermal Beqiri
Arrest në shtëpi: Mirilda Karçanaj
Arrest në shtëpi: Hava Delibashi
Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit: Erion Ismaili
Ndalim për të dalë jashtë vendit: Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta

Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri janë të dy zotërues të disa shoqërive softuerësh dhe kompjuterike që dyshohet të kenë pasur marrëdhënie kontraktore me AKSHI-n, ndërsa të gjithë të tjerët janë zyrtarë të AKSHI-t.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mbërritur qoftë edhe për ekzekutimin e këtyre masave të sigurisë, por bashkangjitur vendimeve të masave të sigurisë janë dhe disa vendime për lejim kontrolle banesash disa nga të cilat ndodhen në Kodrën e Diellit në kryeqytet ku po ushtrohen tashmë kontrolle.

Gjithë ky hetim ka lidhje me të paktën 12 procedura tenderuese të AKSHI-t, procedura me vlera në dhjetra miliona euro secili, ku dyshohet se fituesit kanë qenë të paracaktuar./ Alfapress.al

DOSJA E PLOTË

Dokumenta bashkëngjitur

Po ndodh...

ide