Të dënuarit për pastrim parash në Vlorë i konfiskohen mbi 2 milionë euro pasuri

Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorë, u konfiskuan mbi 2 milionë euro pasuri të R.Z. i akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1922, të vitit 2019, u pranua kërkesa e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, duke vendosur:
– Deklarimin fajtor të të pandehurit R. Z për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, të parashikuar nga neni 287 pikat (a), (b), (c) i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 7 vite burgim;
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale ulë 1/3 (një të tretën) e masës së dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin R.Z me 4 vjet e 8 muaj;
Konfiskimin e pasurive si më poshtë:
– Pasuri e paluajtshme, e llojit “Njësi”, me nr.54/9-19, me siperfaqe totale prej 70m2, vol.31, fq.87, zona kadastrale 8605, ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetasit R.Z.;
– Pasuri e paluajtshme e llojit “Njësi”, me nr.54/9-18, me sipërfaqe totale prej 50m2, VOL.31, fq.86, zona kadastrale me nr.8605, ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetasit R.Z;
– Pasuri e paluajtshme e llojit “Apartament”, me nr.pasurie 49/41 + 1-1, vol.31, faqe 180, me sipërfaqe prej 159m2, ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në pronësi të shtetasit V.Z.;
– Pasuri e paluajtshme e llojit “Tokë arë”, me nr.pasurie 105/13, vol.2, fq.19, me sipërfaqe prej 5000m2, zona kadastrale me nr.2838, në bashkëpronësi të shtetasve S.Z, L.Z, E.Z, R.Z, V.Z etj;
– Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, me nr.pasurie 49/41-T, me sipërfaqe prej 105m2, vol.34, fq. 117, zona kadastrale me nr.8605, ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.;
– Pasuri e paluajtshme e llojit “Apartament”, me nr.pasurie 49+41+1-2, me sipërfaqe prej 171m2, vol.31, fq. 191, zona kadastrale nr.8605, lagjja “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.;
– Pasuri e paluajtshme e llojit “Bodrum”, me nr.pasurie 49-41-B, sipërfaqe prej 181m2, vol.31, faqe 179, zona kadastrale me nr.8605, lagjja “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.;
– Pasuri e paluajtshme “shtesë 4-kate”, ndërtuar mbi bazën e lejes së ndërtimit me nr.2/446 datë 28/09/2011, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.; dhe
– Automjet i markës BMW, GM730D, në pronësi të shtetasit R.Z.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
