EMRAT/ Dhunuan punonjësit e INUV më pas dy policët që ndërhynë për të shuar konfliktin, zbardhen detajet

Sot, rreth orës 12:20, Policia është njoftuar për një konflikt të ndodhur në zonën e njohur si Rreth rrotullimi i Nartës në hyrje të qytetit të Vlorës.
Në konflikt janë përfshirë punonjës të INUV dhe tre shtetas, konkretisht Irfan Dalipaj., 58 vjeç, Drisild Dalipaj., 27 vjeç dhe Fabjo Dalipaj., 23 vjeç. Punonjësit e INUV kanë qenë në terren për të njoftuar bizneset për lirimin e hapësirave publike, por aty ka nisur dhe konflikti ku fillimisht janë dhunuar punonjësit e INUV.
Në afërsi të vendngjarjes, dy punonjës të Qarkullimit Rrugor po kryenin shërbim të planifikuar dhe kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Gjatë ndërhyrjes, ata janë goditur fizikisht nga tre shtetasit e përfshirë.
Në përpjekje për të ndalur sulmin dhe për të vënë situatën nën kontroll, njëri prej punonjësve të Policisë ka përdorur armën e shërbimit, duke qëlluar në ajër. Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.
Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tyre, dy punonjësit e Policisë janë transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Punonjësit e Policisë, kanë marrë plagë në kokë dhe në trup me sende të forta, ku frakturat duken qartë. Në spital ka mbërritur dhe drejtori i policisë i cili ka parë nga afër dy punonjësit e tij.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i përbërë nga Oficerë të Policisë Gjyqësore, përfaqësues të Prokurorisë dhe AMP-së, të cilët po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

