Gazetari italian e pyet për gjunjëzimin që bën para liderëve perëndimor, Rama: Vetëm Melonit...
Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlorë, në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit, kur u përball me disa pyetje të gazetarin italian të “La7”, Danilo Lupo. Gazetari italian i është drejtuar kryeministrit me pyetjen ‘nëse është e mundur të investohet në Shqipëri’, duke iu referuar protestave që kundërshtojnë ndërtimin në Zvërnec. Rama i është përgjigjur se Shqipëria është një vend demokratik. Më tej Lupo e ka pyetur Ramën duke i thënë ‘a nuk ju duket se i përuleni pak si shumë udhëheqësve perëndimorë?’. Rama i është përgjigjur me humor se i ulet në gjunjë vetëm kryeministres italiane Giorgia Meloni.
Danilo Lupo: Zoti kryeministër mirëmbrëma! Si ia çoni! A është e mundur të investohet ende në Shqipëri?
Danilo Lupo: A është e mundur të investohet ende në Shqipëri?
Danilo Lupo: Sepse janë këto protestat…
Rama: Shqipëria është një vend demokratik.
Danilo Lupo: Edhe kjo është e rëndësishme.
Rama: Jeta ecën përpara, punët po ashtu.
Danilo Lupo: Po ju a nuk iu besoni se i përuleni pak si shumë udhëheqësve perëndimorë?
Rama: Unë i bie në gjunjë vetëm Giorgia Melonit.
Rama: Më ke parë ndonjëherë në gjunjë?
Danilo Lupo: Ivanka Trumpit ndoshta…?
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Nga rotacioni i elitave te zëvendësimi i elitave
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128