Jo vetëm Zvërnecit, Rama: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit!

Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme, një takim me banorët e Zvërnecit, lidhur me ndërtimin e resortit gjigand luksoz që do të bëhet në këtë territor, i kundërshtuar nga banorët e zonës që pretendojnë pronësi mbi tokën.
Rama ka zbuluar një tjetër rast që, sipas tij, lidhet me tjetërsimin e pronave në jug të Shqipërisë, duke thënë se edhe Teatrit të Butrintit i ka dalë pronari.
Sipas tij, një familje pretendon pronësinë e një objekti historik me dokumente të kohës së Perandorisë Osmane.
“Ka zona në det që u ka dalë pronari, se i kishin me AMTP dhe thoshin që këtu nuk ka pasur det. Dhe më keq, i ka dalë pronari edhe Parkut të Butrintit.
I ka dalë Teatrit të Butrintit trashëgimtari në Shqipëri. Është një familje që thotë se Parkun e Butrintit e kemi pasur të gjithë ne.
Por kur e ke pasur? Si e pate dhe si të erdhën letrat nga Greqia e Lashtë? I kam që nga periudha e Turqia, thonë”, tha ai.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Nga rotacioni i elitave te zëvendësimi i elitave
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128