Nga armiqtë (rusët) tek grekët dhe tani iranianët, Rama konfuz kush e organizon protestën, por në shesh janë vetëm shqiptarë

5 Qershor 2026, 17:40 / POLITIKË ALFA PRESS

Nga armiqtë (rusët) tek grekët dhe tani iranianët, Rama

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se pas protestave dhe debatit publik për projektin në Zvërnec fshihen iranianët dhe një “luftë hibride”, është varianti më i ri i tij për të përshkruar arsyen e protestës së qytetarëve.

Sa herë këta të fundit ngrejnë zërin, kërkohet një armik i jashtëm. Dje ishin grekët. Herë të tjera “armiqtë” e Shqipërisë dhe të tillë etiketohen rusët. Sot janë iranianët. Nesër mund të jetë një tjetër fuqi e huaj.

Po pse? Shqiptarët a s’mund të protestojnë për problemet e tyre pa ndikimin e dikujt tjetër?

Në shesh nuk po dalin iranianë. Nuk po dalin grekë. Nuk po dalin agjentë të huaj. Po dalin qytetarë shqiptarë që kanë shqetësime reale për mënyrën se si merren vendimet publike, për mungesën e transparencës, për korrupsionin, për raportin gjithnjë e më të pabarabartë mes pushtetit dhe interesit publik, si dhe për mbrojtjen e mjedisit.

Nëse pushteti iu përgjigjet kritikave me teori për komplot të jashtëm, duket se ka humbur kontaktin me realitetin e qytetarëve të vet.

Demokracia nuk dobësohet nga protestat, por kur pushteti i sheh protestuesit si instrumente të një armiku të jashtëm. Historia ka treguar se kjo është gjithmonë rruga më e lehtë për pushtetin, por jo e duhura për vendin.

Po ndodh...

ide