“Ju nuk na përfaqësoni më”/ Protestuesit shpërthejnë ndaj politikës: Rama dhe Berisha, jeni të pushuar nga puna!
Gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet, qytetarët kanë vijuar me thirrje të forta kundër klasës politike, duke kërkuar ndryshim të thellë në përfaqësimin politik në vend.
Një prej protestuesve iu drejtua me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, duke deklaruar se ata nuk përfaqësojnë më vullnetin e qytetarëve.
“Si Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë mesazhin që vjen qartë nga ky shesh. Ju nuk na përfaqësoni më”, u shpreh ai.
Protestuesi shtoi se, sipas tij, një pjesë e madhe e qytetarëve brenda vendit dhe në diasporë kërkojnë ndryshim politik.
“Shumica e popullit shqiptar në shesh dhe ata në diasporë kanë një mesazh të qartë për ju: Rama dhe Berisha, jeni të pushuar nga puna”, deklaroi ai mes thirrjeve të protestuesve.
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128