OBSH kërkon 518 milionë dollarë për të frenuar shpërthimin e Ebolës

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Africa CDC nisën të premten një plan të përbashkët reagimi ndaj shpërthimit të Ebolës, duke kërkuar 518 milionë dollarë për të përmbajtur përhapjen e virusit në Republika Demokratike e Kongos dhe për të parandaluar zgjerimin e tij në rajon.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi pas një vizite në provincën Ituri se ekipet shëndetësore ende po përpiqen të përballojnë ritmin e përhapjes së virusit.
“Shpërthimi po përparon me shpejtësi”, tha Tedros gjatë një konference të përbashkët për shtyp, duke theksuar se përgjigja efektive kërkon udhëheqje të fortë qeveritare, përfshirje të komuniteteve dhe koordinim të ngushtë mes partnerëve ndërkombëtarë.
Plani i përbashkët, i hartuar nga OBSH-ja, Africa CDC dhe organizata partnere, mbështetet në parimin “një plan, një buxhet, një ekip” dhe përfshin koordinimin e emergjencave, mbikëqyrjen epidemiologjike, testimet laboratorike, parandalimin e infeksioneve, trajtimin klinik, angazhimin e komunitetit, kërkimin shkencor dhe logjistikën. Sipas Tedrosit, zbatimi i planit gjatë këtij viti kërkon financim prej 518 milionë dollarësh.
Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Africa CDC, Jean Kaseya, bëri të ditur se deri tani janë konfirmuar 397 raste me Ebola dhe 63 viktima, ndërsa më shumë se 5,000 kontakte të personave të infektuar po monitorohen nga autoritetet shëndetësore.
Sipas Kaseya, rreziku i vdekshmërisë nga shpërthimi vlerësohet në rreth 15.9 për qind. Ai shtoi se 11 vende konsiderohen aktualisht në rrezik nga përhapja e virusit.
Që nga shpallja e shpërthimit më 15 maj, Ebola është zgjeruar nga një provincë dhe tre zona shëndetësore në tre provinca dhe 26 zona shëndetësore të prekura në Republikën Demokratike të Kongos. Epiqendra e shpërthimit mbetet në Ituri, ku regjistrohen mbi 90 për qind e rasteve dhe rreth 70 për qind e vdekjeve të raportuara.
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128