Tensione pas takimit të Ramës në Vlorë, personeli i Gardës gris pankartën e vajzës që protestoi ndaj kryeministrit

5 Qershor 2026, 21:11 / POLITIKË ALFA PRESS

Tensione pas takimit të Ramës në Vlorë, personeli i

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën e sotme.

Ndërsa po zhvilloheshin aktivitetet e Partisë Socialiste, situata ka degraduar kur një vajzë e re ka bërtitur në turmë me thirrjet “Largohu, jep dorëheqjen”.

Menjëherë pas kësaj, ka ndërhyrë një person i cili, sipas dëshmitarëve në vendngjarje, është pjesë e stafit të Gardës së Republikës.

Në një video të siguruar nga vendi i ngjarjes, shihet qartë momenti kur ky individ i afrohet me forcë vajzës protestuese. Pasi e shtyn atë, ai tenton t’i bllokojë gojën me duar për të ndaluar thirrjet e saj.

Reagimi në vendngjarje: Veprimi i ashpër i punonjësit të dyshuar të Gardës ka ndezur menjëherë irritimin e qytetarëve të pranishëm.

Po ndodh...

ide