Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

30 Shtator 2023, 20:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që

Gazetari gjerman, Michael Martens, i cili mbulon rajonin e Ballkanit, ka ironizuar shumë fort kryeministrin Edi Rama.

Edhe pse e gjithë bota është solidarizuar me Kosovën dhe kanë drejtuar gishtin nga Beogradi, kryeministri shqiptar merret me skema që nuk të çojnë askund.

Rasti më i fundit është i kërkesës që KFOR të marrë veriun, ndërkohë që disa javë më parë shprehej se Kosova të bëjë kujdes sepse do jetë e zezë dita nëse KFOR merr nën kontroll veriun.

Por gazetari gjerman me dy rresht e ka përshkruar perfekt Ramën.

"Edi Rama është padyshim kryeministri më i mirë që ka pas Serbia që nga koha e Nikola Pashiç", shkruan ai në rrjetin social “X”.

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që

Po ndodh...

ide