
Gafa që Berisha bëri me në ‘takim virtual’ me shqiptarët e Londrës, qesh dhe vetë (VIDEO)

Ish kryeministri, Sali Berisha në pamundësi për të shkuar në Britaninë e Madhe ka mbledhur në një takim virtual shqiptarët e Londrës në një takim virtual.
Por gjatë bisedës Berisha ka lënë një gafë epike.
Ai u shpreh se është mirënjohës ndaj qeverisë së madhërisë së saj, të ndjerën Elisabeth II.
Pasi e ka kuptuar se gaboi (megjithëse se e tha gati 3 herë), Berisha ka kërkuar ndjesë duke qeshur.
“Ambasadori Alastar Smith, është njëlloj McGoinigal. Ky njeri vazhdon të mashtrojë, i thotë qeverisë së tij se Berisha po përpiqet të sulmoje ambasadorin dhe qeverinë e Madhërisë së saj. E vërteta është se ambasadorit i jam betuar se do e sulmoj publikisht për atë që ka bërë. Por e vërteta është se unë nuk e kam sulmuar kurrë qeverinë e madhërisë së saj, për të cilën kam shumë respekt. Dua të dini ju, se ky filloi të ndjekë... madhërisë së tij (qesh) madhërisë së tij, më falni.”- tha Berisha.

Berishizmi, ramaizmi dhe metaizmi si neoenverizëm!
ide

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL

“2023- viti politik për Malin e ZI në Bashkimin Europian”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128