EMRI/ Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me dhunimin e avokatit Kujtim Cakrani, i cili përfaqëson edhe ish-presidentin Ilir Meta.
Për emisionin “Breaking” në Top News, Hoxha tha se një nga dhunuesit është Skerdilajd Xhindi, teksa personi i dytë ende nuk është identifikuar. Ata janë ende në kërkim dhe policia po vijon hetimet. Paraprakisht dyshohet se konflikti mes avokatit dhe dhunuesve ka nisur për një vend parkimi.
“Skerdilajd Xhindi është një nga personat që ka dhunuar avokatin. Personi i dytë ende nuk është identifikuar edhe pse janë këqyrur kamerat e sigurisë. Xhindi është ende në kërkim. Paraprakisht dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të parkimit, megjithatë, nuk përjashtohen as mundësi të tjera që mund të kenë lidhje me detyrën e Cakranit. Avokati është goditur me doreza hekuri në pjesën e kokës.”- u shpreh gazetarja.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Korrupsioni - mënyra jonë e jetesës
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
