EMRAT/ Kush ishin socialistët që kërkuan përjashtimin e deputetëve të PD-së nga Kuvendi

2 Tetor 2024, 21:08 / POLITIKË ALFA PRESS

EMRAT/ Kush ishin socialistët që kërkuan përjashtimin e
Është zbardhur vendimi i Sekretariatit të Etikës për përjashtimin nga punimet e Kuvendit të 24 deputetëve të Partisë Demokratike. 

Kërkesa për ndëshkimin e opozitarëve është bërë nga deputetët socialistë Niko Peleshi, Arkend Balla, Ilirjan Pendavinji, Baftjar Zeqaj, Ilir Topi, Ilir Ndraxhi, Enslemvera Zake, Pranvera Resulaj, Denis Deliu, Ermonela Valikaj dhe Laert Duraj.

Sekretariati i Etikës përjashtoi për 60 ditë Gazment Bardhin, Flamur Nokën dhe Bledion Nallbati.  Po ashtu për shkak të tensioneve dhe protestës së shkaktuar nga opozita në seancën e 30 shtatorit, është përjashtuar për 10 ditë Edi Paloka.

Gjithashtu janë përjashtuar për 40 ditë 20 deputetët Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

EMRAT/ Kush ishin socialistët që kërkuan përjashtimin e

EMRAT/ Kush ishin socialistët që kërkuan përjashtimin e

 

Po ndodh...

ide