Edhe pasditen e të dielës pranë qytetarëve, Basha: Shqipëria ka nevojë për një plan urgjent për t'u krijuar të rinjve kushte që të mos largohen

1 Tetor 2023, 18:44 / POLITIKË ALFA PRESS

Edhe pasditen e të dielës pranë qytetarëve, Basha:

Kryetari i PD Lulzim Basha duket se nuk njeh ditë pushimi. Edhe këtë të diel që nga mëngjesi deri pasdite vonë, ai ka vazhduar në Tiranë turin "derë më derë".

Gjatë pasdites vijova takimet me banorë në zonën e Pezë Helmësit dhe të Vaqarrit.
Fatkeqësisht varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve, ku shumica e vendeve të punës ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimunin jetik të nevojave për një familje.

Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në Rajon. Të pasurit po bëhen më të pasur dhe të varfërit me të varfër. Kjo ka sjellë edhe rritje të emigrimit. Të rinjtë po largohen dhe ata që mbeten mezi ia dalin të përmbushin nevojat bazike. Shqipëria ka nevojë për një plan urgjent për t'u krijuar të rinjve kushte të mos largohen dhe pasuritë e shumta që ka Shqipëria t'i shndërrojë në mundësi për një jetë më të mirë për qytetarët e saj.

ide