Dosja “Meta-Kryemadhi”, shtyhet seanca, Fatime Kryemadhi: Nuk kanë bërë asnjë ekspertizë për të ardhurat e mia

Gjykata e Posaçme dështoi edhe këtë të hënë të lexojë pretencën në procesin ndaj tre të pandehurve të dosjes "Meta-Kryemadhi", të cilët gjykohen me kohë të shkurtuar.
Seanca ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut e Pirro Xhixhos u shty për shkak të mungesës së mbrojtësve të të pandehurit Xhixho.
Në momentin e daljes nga gjykata, mamaja e Monika Kryemadhit ka folur për gazetarët, ku ka pretenduar se nuk i është bërë asnjë akt ekspertimi rreth pasurisë së saj.
“Nuk u pyeta për asgjë, sepse e shtynë. Nuk ishte çështja për mungesën time, nuk ishte për mua ajo. Desha ta dëgjoj seancën, sepse këta nuk kanë bërë asnjë ekspertizë për të ardhurat e mia. Nuk u bë seanca, sepse atë do të kërkoja”, u shpreh Fatime Kryemadhi.
Seanca e radhës u caktua për më 15 qershor.
Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
