Partia pro-evropiane fiton zgjedhjet në Armeni, Kallas: Qytetarët zgjodhën të ardhmen e tyre në Evropë pavarësisht presionit rus

Partia pro-evropiane në pushtet në Armeni ka fituar zgjedhjet parlamentare, duke konfirmuar kthesën e vendit drejt Evropës dhe larg aleatit të saj tradicional, Rusisë.
Rezultatet përfundimtare në vendin e vogël të Kaukazit Jugor treguan se partia e kryeministrit Nikol Pashinyan, Kontrata Civile, siguroi një shumicë të vogël, ndërsa aleanca Armenia e Fortë, e udhëhequr nga miliarderi ruso-armen Samvel Karapetyan, fitoi 25% të vendeve në parlament.
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, duke komentuar rezultatin, tha se Armënia ka zgjedhur të ardhmen e saj në Evropë pavarësisht presionit rus.
“Sigurisht që numërimi i fletëvotimeve po vazhdon, por duket se, pavarësisht presionit të fortë rus, njerëzit megjithatë po zgjedhin një të ardhme evropiane, gjë që është një gjë e mirë”, tha Kalas përpara takimit informal të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Qipro.
Rezultati forcon pozicionin e Pashinyanit ndërsa ai ndjek qëllimin e tij të rëndësishëm dhe politikisht të ndjeshëm: një marrëveshje paqeje me kundërshtarin e hershëm të Armenisë, Azerbajxhanin, dhe normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë.
“Populli i Armenisë votoi për paqe, prosperitet rajonal dhe bashkëpunim rajonal, dhe shpresoj se kjo do të marrë një përgjigje pozitive nga Turqia dhe Azerbajxhani”, tha Pashinyan.
Pashinyan shtoi se Armenia do të vazhdojë të thellojë lidhjet me Perëndimin, duke ruajtur anëtarësimin e saj në Unionin Ekonomik Euroaziatik të udhëhequr nga Rusia.
Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128