Nga The Times, CNN, BBC, Bloomberg dhe Reuters/ Revolta qytetare! Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë kundër Ramës

8 Qershor 2026, 12:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nga The Times, CNN, BBC, Bloomberg dhe Reuters/ Revolta qytetare! Mediat

Protestat masive që kanë përfshirë Shqipërinë ku behet thirrje pre dorëheqjen e qeverisë vijojnë të tërheqin vëmendjen e mediave kryesore botërore. Ne Bloomberg, The Guardian apo CBS News: evidentohet vala e zgjatur e protestave në Tiranë të njohura ndryshe si “Flamingo Revolution”, duke raportuar se mijëra qytetarë kanë mbushur bulevardet me thirrje kundër qeverisë. Ne Al Jazeera dhe Le Monde theksohet se lëvizja ka shpërthyer jashtë kauzave tradicionale partiake, duke u kthyer në një revoltë popullore kundër arrogancës dhe keqqeverisjes. BBC News thekson qëndrimin e qeverisë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar projektet e resortit si mundësi zhvillimi, por media e huaj raporton dhe ndjeshmërinë e lartë të qytetarëve për të mos cenuar natyrën dhe zonat e mbrojtura si Laguna e Nartës apo ishulli i Sazanit. NPR dhe agjencitë si Reuters e Associated Press Kanë transmetuar mesazhet e protestuesve dhe sloganet si “Shqipëria nuk shitet”.

Drejtori i organizatës bamirëse mjedisore BirdLife për Evropën, Ariel Brunner, tha per CNN se ai dhe ambientalistë të tjerë vizituan vendin natyror në fillim të majit, ku panë ekskavatorë që gërmonin në plazh dhe kamionë që hidhnin zhavorr. E përditshmja The Times bën një përshkrim mbi arsyet qe çuan shqiptaret te ngriheshin ne protesta masive.

Po ndodh...