Deputeti Balliu sfidon ligjin, “Mercedesi” i tij me 27 gjoba të papaguara në Tiranë

Deputeti i Kuvendit, Klevis Balliu, i cili njihet për disa denoncime ndaj kësaj qeverie, rezulton të jetë një shkelës serial i rregullave të qarkullimit rrugor.
Ekskluzivisht “MaShqip” ka mësuar se automjeti tip Mercedes, me targa AB05PD, në emër të ish-botuesit 55-vjeçar Fahri Balliu (babai) dhe i përdorur prej deputetit, ka grumbulluar plot 27 gjoba të papaguara nga Policia Rrugore, me një vlerë totale që shkon në rreth 87,500 lekë të reja.
Sipas sistemit të Policisë rrugore, gjoba që variojnë nga 1,700 lekë deri në 4,900 lekë për shkelje me kamatë-vonesa janë regjistruar në pothuajse çdo zonë të Tiranës, nga Astiri te Tregu i Fruta-Perimeve, nga Dyqani te Digicom, nga baret dhe kafenetë e ndryshme, Oksigjeni, Megastore, Eurosig, Bulevardi, zona e Vilave por edhe te Zgara Korçarja, duke e kthyer qytetin në një hartë personale shkeljesh.
Sipas të dhënave, që “MaShqip” ka siguruar vetëm dy prej këtyre gjobave i përkasin periudhës korrik–dhjetor 2024, ndërsa plot 25 tjerat janë vendosur gjatë vitit 2025, çka tregon se sjellja nuk ka qenë as rastësore dhe as e përkohshme.
Pavarësisht se ka kaluar afati ligjor i pagesës, asnjë prej gjobave nuk është shlyer, ndërkohë që qytetarët e zakonshëm përballen me bllokim mjeti apo penalitete të menjëhershme për shuma shumë më të vogla. Në këtë rast, Policia Rrugore nuk vepron!
Ironia qëndron në faktin se Balliu paguhet nga taksat e qytetarëve dhe mban një mandat që kërkon respektimin e ligjit, por duket se ligji ndalon për të gjithë, përveçse për Mercedesin e deputetit. Një “rekord” që nuk kërkon hetim parlamentar, por thjesht një ndalesë te sporteli i pagesave.

Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
