Raphinha trondit sërish “galaktikët”, katalanasit në avantazh për herë të tretë

11 Janar 2026, 21:58 / SPORT ALFA PRESS

Raphinha trondit sërish “galaktikët”, katalanasit në

Barcelona ka marrë avantazhin në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit, falë golit të Raphinhës në minutën e 73-të, duke e çuar rezultatin në 3-2.

Sulmuesi brazilian goditi brenda zonës, ndërsa topi u devijua nga mbrojtja madrilene dhe përfundoi në rrjetë, duke ndezur festën e katalanasve.

Ky ishte goli i dytë personal për Raphinhën në këtë finale, pas atij të shënuar më herët, duke konfirmuar formën e shkëlqyer të Barcelonës dhe rolin vendimtar të tij në këtë El Clásico.

Ndeshja mbetet e hapur, por katalanasit janë një hap më pranë trofeut, me momentumin tani plotësisht në anën e tyre.

 

Po ndodh...