U arrestua pas operacionit antidrogë, reagon aktori Can Yaman për herë parë: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të...

11 Janar 2026, 20:18 / SHOWBIZ ALFA PRESS

U arrestua pas operacionit antidrogë, reagon aktori Can Yaman për

Aktori turk Can Yaman ka reaguar një ditë pas lajmeve për arrestimin e tij gjatë një operacioni antidrogë në Turqi. Përmes një postimi ironik në rrjetet sociale aktori i njohur shprehet se nuk është është i përfshirë në një situatë të tillë.

Teksa ka shpërndarë disa foto nga Koloseu në Romë, aktori thotë se shtypi turk ka qenë gjithmonë i keq me të, teksa thekson se është kthyer në Itali.

"I dashur shtyp italian, shtypi turk ka qenë gjithmonë i keq me mua, por kjo nuk është asgjë e re! Por jo ju! Ju lutem mos bëni të njëjtin gabim duke kopjuar lajmet që vijnë nga Bosfori. A mendoni vërtet se po bredh nëpër klube me drogë gjatë një kohe kur policia po kryen hetime të gjera dhe po arreston shumë njerëz të famshëm? Nëse kjo do të ishte sadopak e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt dhe nuk do të isha në gjendje të kthehesha kaq shpejt në Itali. Ju dua të gjithëve", shkruan aktori në Instagram.

U arrestua pas operacionit antidrogë, reagon aktori Can Yaman për

 

Po ndodh...