“Regjimi ka mbyllur internetin për të fshehur masakrën”, mbi 500 të vdekur në Iran! Bilanci rritet frikshëm

Irani ka paralajmëruar se do të hakmerret nëse Shtetet e Bashkuara ndërmarrin sulme ushtarake, ndërsa regjimi i Ayatollah Ali Khamenei-t po ashpërson shtypjen ndaj protestuesve.
Paralajmërimi vjen në një kohë kur bilanci i viktimave nga protestat është rritur ndjeshëm, duke arritur në mbi 500 të vdekur pas dy javësh trazira, sipas Human Rights Activists News Agency me bazë në SHBA. Po ashtu, mijëra persona janë arrestuar.
Sipas burimeve mjekësore, situata është dramatike.
Një mjek ka deklaruar se vetëm brenda një nate, në gjashtë spitale të Teheranit, janë regjistruar të paktën 217 viktima.
Aktivistja iraniane, Masih Alinejad, thotë se burime brenda Iranit flasin për qindra protestues të vrarë nga forcat e sigurisë.
“Regjimi ka mbyllur internetin për të fshehur një masakër”, deklaron ajo.
Ndërkohë, autoritetet iraniane kanë paralajmëruar ndëshkime ekstreme. Prokurori i Përgjithshëm i Iranit tha se protestuesit do të përballen edhe me dënim me vdekje, duke i cilësuar si “armiq të Zotit”. Edhe kryeprokurori i Teheranit paralajmëroi përdorimin e dënimit kapital për ata që akuzohen për “akte vandalizmi”.
Protestat, që nisën për shkak të rritjes së kostos së jetesës, janë shndërruar në një lëvizje të gjerë kundër regjimit që sundon Iranin që nga revolucioni i vitit 1979. Pavarësisht dhunës, protestat kanë vazhduar, me mijëra qytetarë që kanë dalë sërish në rrugë, duke sfiduar forcat e sigurisë.
Raportohet se qindra qytete, përfshirë kryeqytetin, janë përfshirë nga kaosi, me rrugë të përfshira nga flakët dhe ndërtesa të shkatërruara. Forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe armë zjarri për të shpërndarë turmat.
Ndërkohë, ndërprerja totale e internetit ka hyrë në ditën e tretë.
Organizata NetBlocks paralajmëroi se kjo masë përbën kërcënim serioz për sigurinë dhe jetën e qytetarëve, duke e cilësuar si një taktikë të qëllimshme dhe jo një problem teknik.
Spitalet janë të mbingarkuara, ndërsa mjekët raportojnë se disa institucione shëndetësore ndodhen në gjendje krize për shkak të fluksit të madh të të plagosurve dhe viktimave.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë familjarë që identifikojnë trupat e protestuesve në morgjet e Teheranit, ndërsa frika për një masakër të fshehur nga izolimi informativ vazhdon të rritet.
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

