Merr flakë automjeti pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës

11 Janar 2026, 22:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Merr flakë automjeti pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, rreth 500 metra larg rrethrrotullimit të Rrogozhinës.

Sipas informacioneve, flakët kanë përfshirë makinën papritur gjatë lëvizjes. Fatmirësisht, drejtuesi ka arritur të dalë në kohë nga automjeti dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, si dhe forcat e policisë.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

Po ndodh...