Barcelona “asfikson” Realin në Superkupë, blauganët dominojnë topin në fushë

Për të katërtin vit radhazi, finalja e Superkupës së Spanjës do të luhet mes Barcelonës dhe Real Madridit, me trofeun në lojë në El Clásicon e dytë të këtij sezoni.
Barcelona vjen në këtë finale me moral të lartë dhe formë mbresëlënëse, pasi në gjysmëfinale shkatërroi Athletic Bilbaon me rezultatin e thellë 5-0, duke shënuar katër gola që në pjesën e parë. Trajneri Hansi Flick ishte me të drejtë i entuziazmuar, pasi skuadra e tij regjistroi fitoren e nëntë radhazi në të gjitha kompeticionet.
Liderët e La Ligës kanë shënuar të paktën dy gola në secilën prej këtyre ndeshjeve dhe kanë mbajtur pesë porta të paprekura radhazi. Edhe pse përballë kanë një rival të kalibrit të lartë, katalanasit duken favoritë për të fituar Superkupën e 16-të në histori, duke zgjeruar më tej rekordin e tyre.
Nga ana tjetër, Real Madridi siguroi finalen pas një fitoreje të vështirë 2-1 ndaj rivalëve të qytetit, Atlético Madrid, në një ndeshje të shoqëruar sërish me polemika. Përplasja mes Diego Simeones dhe Vinícius Júnior pranë vijës anësore mori vëmendje të madhe, me trajnerin e “Los Blancos”, Xabi Alonso, që deklaroi se Simeone “e kaloi kufirin”.
Megjithatë, Reali arriti fitoren e pestë radhazi në ndeshje zyrtare, duke i dhënë Alonsos mundësinë të fitojë trofeun e parë si trajner i klubit. Pas spekulimeve të fundit për të ardhmen e tij, një humbje do të ishte e kushtueshme, ndërsa fitorja do ta afronte Real Madridin në vetëm një trofe larg Barcelonës në renditjen historike të Superkupës (13 ndaj 14).
Detaji që po qarkullon masivisht në rrjetet sociale është qarkullimi i jashtëzakonshëm i topit nga Barça, saktësisht 78% pas 28 minutash.
Kjo dominancë ende nuk është përkthyer në gol, por që demostron humbjen e “identitetit” nga Reali, ekip i “vogël” në fushë, aq më pak ndaj rivalit të “përbetuar”, duke u “ngujuar” para portës së vet.
Rezultati Live:
Barcelona 2-2 Real Madrid
Raphinha 36′, Lewandowski 45+3′ / Vinicius 45+2′, Garcia 45+6′
Rastet Kryesore:
45+6′ Goool Real Madrid 2-2/ Huijsen godet me kokë dhe topi përplaset në traversë, më pas Gonzalo Garcia e shtyn drejt rrjetës. (Video)
45+3′ Goool Barcelona 2-1/ Pedri hedh një top në zonë për Lewandowskin, i cili me një gjuajtje me të djathtën mposht Courtois. (Video)
45+2′ Goool Real Madrid 1-1/ Vinicius i kalon të gjithë në zonë dhe me të djathtën ndëshkon Garcian. (Video)
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
36′ Goool Barcelona 1-0/ Raphinha futet në zonë dhe goditja e tij shkon në cepin e portës. (Video)
27′ Raphinha godet me të majtën në hyrje të zonës, por Courtois e ndal.
14′ Vinicius niset me shpejtësi, futet në zonë dhe godet me të djathtën, por ndalet nga Garcia.
1′ Starton sfida!

Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
