Biberaj: Diferenca në Kukës e frikshme. Më 2025 Rama mund të marrë 100 deputetë! Me Berishën, nga humbja në humbje...

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj ka komentuar ne news 24 rezultatin e zgjedhjeve në Kukës, i cili sipas tij është i frikshëm.
Për Biberajn, fakti që mazhoranca ka fituar me dyfishin e votave në bashkinë e Kukësit, tregon që në fakt elektorati i djathtë i ka bojkotuar zgjedhjet.
Për këtë situatë ai fajëson opozitën, e cila sipas tij, nëse vijon të mbetet e përçarë do ti japë kryeministrit Rama në zgjedhjet e 2025-ës deri në 100 mandate.
“Ajo që ndodhi në Kukës është e tmerrshme. Një opozitë copë copë, dalin në fushatë dhe humbasin me dyfishin e votave. Dihet që qeverisja e Edi rames është e inkriminuar por ky rezultat nuk justifikon pozitën. Këta duhet të jepnin dorëheqjen, të dalë Kukësi dyfishi i votave për të majtën është e paimagjinueshme. Elektorati i djathtë i ka bojkotuar zgjedhjet,'' tha Biberaj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
