Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë, Rama i kishte bërë gati programin

Kryedemokrati, Sali Berisha ka folur këtë të martë në lidhje me arrestimin e Federica Mogherinit, ish-Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, e njohur po ashtu edhe si mike e Edi Ramës.
Në takimin me qytetarët e njesisë nr.9, në Tiranë, Berisha u shpreh se Mogherinit do të vinte sipas tij nesër në Tiranë dhe Edi Rama i kishte bërë gati programin për ti marrë deklarata.
“Ajo zonja që u arrestua dhe unë e përgëzoj, ajo nesër do ishte në Tiranë. Edi Rama i kishte bërë programin që t’i merrte deklarata asaj, por për fat të mirë Eurojust ia dha deklaratat asaj që i meritonte”,- u shpreh Berisha.
Aktualisht rektorja e Kolegjit të Europës në Bryzh, Mogherini është arrestuar sot së bashku me dy zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së. Arrestimi u krye nga Prokuroria Europiane (EPPO), e cila dyshon për manipulim të një tenderi milionash që i është dhënë institucionit që ajo drejton, Kolegjit të Europës.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

