Berisha del nga SPAK: Kjo zyrë e shtetit do të shpallet seksion i kartelit Troplini

2 Qershor 2025, 10:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha del nga SPAK: Kjo zyrë e shtetit do të shpallet seksion i

Kreu i PD, Sali Berisha zbaton masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, e dhënë nga Apeli i GJKKO-së.

Masa për Berishën, detyrim paraqitje, u caktua nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm Engert Pëllumbi në 5 janar të këtij viti.

Ai rrëzoi pjesërisht vendimin e shkallës së parë të 27 nëntorit 2024 kur Berisha doli nga arresti i shtëpisë pas më shumë se 330 ditësh, vendim që u mor po nga Flojera Davidhi.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ka njoftuar strukturat dhe mbështetësit për të qenë para ambienteve të SPAK.

Pasi la ambientet e SPAK i, i rrethuar nga mbështetësit e tij, Berisha deklaroi për mediat: "Kjo zyrë e shtetit do të shpallet seksion i kartelit Troplini".

Këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme do të hidhet shorti për të përcaktuar treshen e gjyqtarëve që do të gjykojnë në themel dosjen “Partizani”, ku nën akuzë është Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

Ndërkohë, gjyqtarja e seancës paraprake, Floreja Davidhi ka dorëzuar vendimin e zbardhur të saj, që kaloi dosjen për gjykim.

Nga shorti përjashtohen vetëm  Floreja Davidhi dhe Irena Gjoka, pasi kanë qenë gjyqtare të hetimeve paraprake dhe të seancës paraprake.

Dhëndri i tij ndodhet me masën “arrest shtëpie” prej vitit 2023. Të pandehurit e tjerë janë biznesmenët Xhimi Begeja dhe Fatmir Bektashi dhe noterja Andia Pustina.

 

Po ndodh...

ide