E kanë të dy?!/ Bëri fushatë për Berishën në Tiranë, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Mik i vjetër...

Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok është takuar me kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjeve të 11 majit. Brok ishte nga të vetmit politikanë europian që vizitoi Sali Berishën gjatë "arrestit shtëpiak" si dhe u shfaq në krah të tij gjatë fushatës elektorale.
Rama ka zbuluar pjesë nga biseda me të përmes një postimi në Facebook, ku e qian "mik të vjetër".
Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!
Unë: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë”!
Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër
*Aachen, Gjermani.
Kujtojmë se Brok ishte në Tiranë ku mbështeti publikisht kryetarin e PD-së, Sali Berisha në fushatën e 11 majit.
Në një takim të organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas, në cilësinë e zv.Presidentit të CDI-së, Brok tha më parë se Shqipëria nuk përmbush kushtet për t’u anëtarësuar në BE.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
