Basha: Të përndjekurit jane dhe sot përballë persekutorëve të tyre, pastertia e figurës së zyrtarëve domosdoshmëri

Kryetari i PD, Lulzim Basha, e konsideroi si domosdoshmëri pastërtinë e figurës së zyrtarëve, në mënyrë që të përndjekurit e regjimit komunist mos të jenë më siç janë sot përballë me persekutorët e tyre.
Këto qëndrime Baaha i shprehu gjatë vizitës në familjen Ndue Kolziu, i perndjekur politik i regjimit komunist.
"I nderuar të vizitoja familjen e Ndue Kolziu, i perndjekur politik i regjimit komunist. Pavarësisht vuajtjeve dhe torturave kjo familje kurrë nuk iu dorëzuan regjimit. Vuajtjet e kanë bërë të forte e forca e tij është frymezuese, por shoqëria edhe pse kanë kaluar 33 vite nga rënia e regjimit komunist u ka borxhe të mëdha të përndjekurve politikë. Ata edhe sot përballen me ata që i persekutuan dhe përndoqën.
Që historia e genocidit komunist në Shqipëri të mos gjejë kurrë, jo vetëm asnjë avokat, por asnjë personazh që ka lidhje me atë regjim, duhet rishikuar legjislacioni për pastërtinë e figurës së zyrtarëve.
Në PD, përfaqësimi politik i të përndjekurve në programin dhe ekipin e saj do të jetë garanci që zeri i tyre të degjohet dhe sakrifica e tyre të shperblehet, duke ndërtuar një vend demokratik dhe të zhvilluar për çdo shqiptar", - tha Basha.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
