Balluku kërkon shfuqizimin e masave të GJKKO, ankimon në Apel vendimin e Gjykatës së Posaçme

2 Dhjetor 2025, 10:30 / POLITIKË ALFA PRESS

Balluku kërkon shfuqizimin e masave të GJKKO, ankimon në Apel

Belinda Balluku ankimon në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO. Ish-zëvendëskryeministrja kërkon shfuqizimin e masave të gjykatës.

Me vendim të GJKKO, Belinda Balluku është pezulluar nga ushtrimi i detyrës si zv/kryeministre dhe ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë.

Ajo akuzohet për aferën 210 mln euro të tenderit të tunelit të Llogarasë dhe atij të Unazës së Madhe të Tiranës.

Në bisedat telefonike me vartësin e saj Evis Berberi, ish-zv/kryeministrja dilte zbuluar teksa ndiqte procedurat e tenderave dhe paracaktonte fituesit.

 

Po ndodh...