Arrestimi i Ilir Metës/ E ngarkuara me punë e SHBA, takim me ministrin Hoxha
22 Tetor 2024, 11:15 / POLITIKË

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara Nancy VanHorn sapo ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme.
VanHorn do të zhvillojë një takim me ministrin Ervin Hoxha.
Fokus i bisedës pritet të jetë arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta ditën e djeshme.
Takimi i ministrit Ervin Hoxha me të ngarkuarën me punë të SHBA sapo ka nisur dhe pritet një deklaratë zyrtare lidhur me temat e diskutuara.
Diplomatja amerikane VanHorn ka shkuar në zyrën e ministrit të Brendshëm një ditë pas prangosjes së Ilir Metës, i cili u arrestua në zonën e Kthesës së Kamzës në kryeqytet teksa udhëtonte me makinë.
Ky takim vjen pas atij me kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, pak ditë më parë.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
