Ali Ahmeti jep lajmin nga Tropoja: Një shqiptar kryeministër i Maqedonisë së Veriut!

7 Dhjetor 2023, 22:50 / POLITIKË ALFA PRESS

Ali Ahmeti jep lajmin nga Tropoja: Një shqiptar kryeministër i

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti befasoi të gjithë kur gjatë ceremonisë në bashkinë e Tropojës ku u nderua dhe me titullin 'Qytetari nderi' tha se më 28 janar Maqedonia do të ketë kryeministër shqiptar.

Ai e dha lajmin e bukur para anëtarit të kryesisë së PD dhe ish-deputetit, Azgan Haklajt dhe para gjithë të ftuarve që ishin të pranishëm. Pas kësaj gjithë salla e mbushur plotë për plotë shpërthen në duartrokitje dhe ovacione emocionuese.


Ahmeti u prit me një ceremoni në pallatin e Kulturës së qytetit, që nisi me himnin kombëtar.

Madje kreut të BDI-së iu kushtua dhe një këngë nga rapsodët, duke i urdhëruar mirëseardhjen./Alfapress.al