Mburoja e Eneas dhe lavdia e Romës

Tek “Eneida”, mburoja e heroit Trojan është përshkruar në hollësi të madhe. Ajo u farkëtua nga Vullkani me kërkesë të Venusit, nënës së Eneas, së bashku me përkrenaren, shpatën, parzmoren dhe shigjetën: të gjitha armët iu dorëzuan më pas personalisht nga perëndesha djalit të saj para betejës kundër Laurentëve, dhe sfidës vendimtare kundër mbretit Turno.
Vullkani e dekoroi mburojën spektakolare duke skalitur në të momentet vendimtare të historisë së ardhshme të Romës, që Eneas i lexonte dhe admironte si profeci. Skenat paraqesin Romulus dhe Remus që ushqehen nga ujkonja, torturimi i Mettius Fufetiusit me urdhër të Tullus Hostilius, rrethimin e Porsennas dhe heroizmin e Orazio Coclites dhe Klelias.
Në qendër të mburojës janë gdhendur beteja detare e Actiumit (31 pes) dhe triumfi i Augustit. Mes qendrës dhe kurorës, paraqitet një det i mbushur me delfinë. /bota.al
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

