Elon Musk ngre sërish alarmin për rënien e lindshmërisë në Europës

15 Nëntor 2025, 22:55 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Elon Musk ngre sërish alarmin për rënien e lindshmërisë

Miliarderi Elon Musk ka rikthyer vëmendjen te kriza demografike që po godet Europën, duke ribotuar një postim në X që paralajmëron për një “kolaps historik të lindjeve”, një fenomen që prek rëndë edhe vendet e rajonit tonë.

“Shumë vende kanë rënie të normave të lindjeve”, shkruan Musk në postimin e tij, duke rishpërndarë analizën e përdoruesit DogeDesigner, i cili thekson: “URGJENTE: Evropa po përballet me një kolaps historik të lindjeve.”

Sipas të dhënave të përmendura në postim:

Finlanda ka regjistruar rënie me një të tretën të lindshmërisë që nga viti 2010.

Zvicra, Anglia, Skocia dhe Uellsi janë në nivelet më të ulëta historike.

Polonia raportohet në nivelin më të ulët në 200 vitet e fundit.

Greqia cilësohet si vendi me nivelin më të ulët të lindshmërisë në Europë.

Spanja, Italia, Austria dhe Gjermania shënojnë normat më të ulëta të lindjeve në mbi 35 vite.

Musk prej kohësh ka paralajmëruar se rënia e popullsisë do të jetë një nga sfidat më të mëdha për shoqëritë moderne, duke theksuar se problemet demografike do të kenë pasoja të thella sociale dhe ekonomike në dekadat e ardhshme.

Po ndodh...