Analiza e ADN-së hedh poshtë mitin shekullor: Adolf Hitleri nuk kishte një gjysh hebre! Zbulohet dhe çrregullimi gjenetik nga i cili vuante

13 Nëntor 2025, 20:12 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Analiza e ADN-së hedh poshtë mitin shekullor: Adolf Hitleri nuk kishte

Fyhreri nazist Adolf Hitleri nuk kishte një gjysh hebre.

Ky konstatim u arrit nga studiuesit, falë analizës së një pëlhure të lagur me gjakun e diktatorit, duke hedhur poshtë këtë mit të vjetër, gati një shekullor.

Copa e pëlhurës me ADN-në e Hitlerit vjen nga divani në të cilin ai kreu vetëvrasje më 30 prill 1945, shpjegoi ekipi i studiuesve, në një dokumentar që do të transmetohet në kanalin televiziv britanik Channel 4 të shtunën.

Kjo është hera e parë që analizohet gjenomi i Hitlerit, tha Tori King, një gjenetiste në Universitetin e Bath në Anglinë perëndimore, e cila udhëhoqi studimin . Analiza “hedh poshtë një mit” se gjyshi i Hitlerit ishte hebre – një mit që filloi kur diktatori ishte ende gjallë dhe vazhdon të qarkullojë edhe sot, thanë krijuesit e dokumentarit “ADN-ja e Hitlerit: Profili i një diktatori”.

Miti ishte se babai i Hitlerit ishte fryt i një lidhjeje jashtëmartesore që gjyshja e tij kishte me punëdhënësin e saj, i cili ishte me origjinë hebreje. Por studiuesit gjetën përputhje gjenetike në ADN midis diktatorit dhe linjës atërore të familjes Hitler (Hidler), sipas CBS. Nëse do të kishte ndonjë të vërtetë në mit, “nuk do të kishim përputhjen e ADN-së me familjen Hitler”, tha Turi King.

Ndërkohë, ndërsa jeta private e Hitlerit mbetet një mister, analiza e ADN-së ka zbuluar se ai “ndoshta” vuante nga sindroma Kallmann, një çrregullim gjenetik që tek burrat zakonisht manifestohet si prodhim i reduktuar i testosteronit dhe zhvillim jonormal i organeve gjenitale.

Sindroma Kallmann shpesh shoqërohet me kriptorkidizëm dhe mikrofalus.

Analiza e ADN-së lejon, për herë të parë, të konfirmojë dokumentet historike, sipas të cilave Hitleri vuante nga kriptorkidizmi në anën e djathtë. Këngët popullore gjatë Luftës së Dytë Botërore shpesh tallnin anatominë e diktatorit.

Testet treguan gjithashtu se Hitleri kishte një shkallë “shumë të lartë” (në 1%) e sipërme të predispozicionit ndaj autizmit, skizofrenisë ose çrregullimit bipolar.

Studiuesit theksuan, megjithatë, se këto sëmundje nuk shpjegojnë politikat që ndoqi Hitleri, të cilat çuan në vdekjen e dhjetëra miliona njerëzve dhe gjenocidin e gjashtë milion hebrenjve.

 

Po ndodh...