Amerika, ilaçi që duhet marrë në dozat e duhura

6 Shkurt 2023, 12:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Amerika, ilaçi që duhet marrë në dozat e duhura

Në çdo vend gjenden proamerikanë, por edhe antiamerikanë.

Shqipëria, siç thuhet, është vendi ku raporti është dërmues në favor të proamerikanëve.

Proamerikanët - edhe shqiptarët- e duan Amerikën për një mijë arsye të ndryshme: për demokracinë, për fuqinë ushtarake; për rolin historik te saj, sidomos në shek. XX e në vazhdim; për qëndrimin miqësor e shpëtimtar ndaj kombit shqiptar; për Hollyëood-in, për arritjet e mëdha në shkencë e teknologji; për Trump-in e Biden-in e plot të tjera.

Megjithatë, Amerika nuk është thjesht vend i mrekullive, i Parajsës tokësore: edhe ajo, si Hëna e bukur, ka anën e pasme e të pandriçuar të saj.

Po cilët janë 10 mëkate me “pikante” të Zojës Amerikë, midis shumë të tjeresh?

1. 60% e amerikanëve besojnë te Satanai (armiku i Zotit e i njerëzve, dreqi, djalli, shejtani).

2. Që të mund të jetojë në Shtetet e Bashkuara, një emigranti i duhet të betohet zyrtarisht se nuk është komunist.

3. Çdo ditë vdesin 125 amerikanë, për shkak të pamundësise se pagesës së tarifave në shërbimin mjekësor.

4. ShBA-ja është vendi me njerëzit me të armatosur në botë: në çdo 10 amerikanë, 9 mbajnë armë zjarri.

5. Çmimi mesatar i një diplome në një universitet publik është 80 mijë euro.

6. Shtetet e Bashkuara janë themuar mbi gjenocidin e 10 milionë indiosve vendas.

7. Janë i vetmi vend i OSCE-se, pa detyrimin e dhënies se çdo lloj ndihme për mëmësinë.

8. Midis viteve 1890-2023, Shtetet e Bashkuara kanë pushtuar e bombarduar mbi 150 vende.

9. Më tepër se 25% e të burgosurve të të gjithë botës, janë amerikane.

10. 22% e fëmijëve amerikanë jeton nën kufirin e varfërise./ Përgatiti Selim Kurti

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128