Zgjedhjet në Serbi/ Shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me dy lista të ndara

10 Dhjetor 2023, 17:05 / KOSOVA ALFA PRESS

Zgjedhjet në Serbi/ Shqiptarët e Luginës së Preshevës

Para dy vitesh në zgjedhjet parlamentare në Serbi, shqiptarët e Luginës së Preshevës morën pjesë me një koalicion të përbashkët “Shqiptarët e Bashkuar”, me kryetar Shaip Kamberin, i cili fitoi dhe një vend në Parlamentin e Serbisë.

Por, këto zgjedhje për shqiptarët e Luginës së Preshevës do të jenë ndryshe pasi nuk kanë arritur të krijojnë një koalicion të përbashkët.

Në zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të marrin pjesë dy lista shqiptare, “Alternativa Demokratike Shqiptare-lugina e bashkuar”, që udhëhiqet nga Shqiprim Arifi dhe “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, që udhëhiqet nga Shaip Kamberi.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128